Bunker Forum


 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Euro 2008 eshte prane finales.Kush mendoni se dota fitoje?
Mon Jun 23, 2008 10:26 am nga BunkerForum

» SMS dashurie
Sat Apr 05, 2008 1:59 pm nga BunkerForum

» Mosha e duhur per te filluar aktivitetin seksual?
Sat Apr 05, 2008 1:49 pm nga BunkerForum

» Islami nė Shqipėri
Sat Apr 05, 2008 1:41 pm nga BunkerForum

» Besimet fetare
Sat Apr 05, 2008 1:38 pm nga BunkerForum

» GJUHA SHQIPE
Sat Apr 05, 2008 1:37 pm nga BunkerForum

» Ju pelqen website i ri i Freedom Forum?
Wed Apr 02, 2008 5:00 pm nga BunkerForum

» Ju kerkojme ndjese per keto pamje te tmerrshme qe do shikoni
Wed Oct 03, 2007 11:08 pm nga Vizitor

» OH SHQIPE
Wed Oct 03, 2007 1:37 pm nga BunkerForum

Portali
 
Forumi

Chat

Lajmet e fundit:
Moti   TiranėTirane    PrishtinėPrishtine   ShkupShkup    KumanovėKumanove    PodgoricėPodgorice    PrizrenPrizren   DurrėsDurres    ShkodėrShkodra    OhėrOher    UlqinUlqin
Kramer: Kosova nuk pėrbėn precedent; statusi nuk mund tė zgjasė pėrgjithmonė
Zyrtari i Departamentit amerikan tė Shtetit, David Kramer, deklaroi se qoftė nė 10 dhjetor qoftė pas kėsaj date procesi i statusit tė Kosovės “nuk mund tė zgjasė pėrgjithmonė”. (lexoni dhe komentoni ...)
Tiranė, nis votimi nė Zonėn 31, nė garė 5 kandidatė
Rreth 41 mije zgjedhės tė regjistruar tė zonės 31 nė kryeqytet do t’u drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur deputetin e ardhshem, nje vend i mbetur vakant ne parlament pas zgjedhjes se Bamir Topit ne postin e Presidentit te Republikes. (lexoni dhe komentoni ...)
Kouchner: Kosova ėshtė para sė gjithash ēėshtje evropiane
Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u takua me Ministrin e Jashtėm francez, Bernard Kouchner, nė Departamentin e Shtetit pėr bisedime qė pėrfshijnė ēėshtje si Irani, Kosova dhe Darfuri. (lexoni dhe komentoni ...)









 
Moti

Kėnget
 Download   
2 Die 4 & Anjeza - ngadale
0:34128 kbps44.1 kHz0.56 Mb
 Download   
2 die 4 - 24 ore
4:45192 kbps44.1 kHz6.85 Mb
 Download   
2 die 4 - Ajo qe une shikoj
4:21128 kbps44.1 kHz4.18 Mb
 Download   
2 Die 4 - Anes detit i palare
6:43128 kbps44.1 kHz6.45 Mb
 Download   
2 Die 4 - Bitch
5:17128 kbps44.1 kHz5.07 Mb
 Download   
2 Die 4 - Dedikuar Asaj
4:49128 kbps44.1 kHz4.63 Mb
 Download   
2 Die 4 - Djemte e keqinj
4:22112 kbps44.1 kHz3.68 Mb
 Download   
2 Die 4 - Emigracioni
5:52128 kbps44.1 kHz5.63 Mb
 Download   
2 Die 4 - Emri yt tani eshte bitch
4:05128 kbps44.1 kHz3.92 Mb
 Download   
2 Die 4 - Fieri
4:56128 kbps44.1 kHz4.74 Mb
 Download   
2 Die 4 - I jashteligjshem
5:22128 kbps44.1 kHz5.16 Mb
 Download   
2 die 4 - Jetes Sone 2
6:43128 kbps44.1 kHz6.45 Mb
 Download   
2 Die 4 - Jetes Sone 3
5:34192 kbps44.1 kHz8.02 Mb
 Download   
2 die 4 - Ju me bet ky qe jam sot
5:44128 kbps44.1 kHz5.52 Mb
 Download   
2 Die 4 - Kape pak me poshte
4:02112 kbps44.1 kHz3.39 Mb
 Download   
2 Die 4 - Kjo eshte jeta jone
5:23128 kbps44.1 kHz5.18 Mb
 Download   
2 Die 4 - Me Pelqen
4:41128 kbps44.1 kHz4.50 Mb
 Download   
2 Die 4 - Mesazh Per Nje Te Huaj
4:53128 kbps44.1 kHz4.70 Mb
 Download   
2 Die 4 - Mos me Thuaj
3:58128 kbps44.1 kHz3.81 Mb
 Download   
2 die 4 - nano ik
3:59128 kbps44.1 kHz3.83 Mb
 Download   
2 Die 4 - Nene
4:44128 kbps44.1 kHz4.55 Mb
 Download   
2 die 4 - Nuk e qijme per as nje shkerdhate
5:28128 kbps44.1 kHz5.25 Mb
 Download   
2 Die 4 - Party
3:40128 kbps44.1 kHz3.52 Mb
 Download   
2 Die 4 - Per Te Gjithe 2 Die 4-et
3:32128 kbps44.1 kHz3.40 Mb
 Download   
2 Die 4 - Te pa fajshem
4:41128 kbps44.1 kHz4.51 Mb
 Download   
2 Die 4 - Vetem leke
4:36128 kbps44.1 kHz4.42 Mb
 Download   
2 Die 4 - Vitet e humbura
4:33128 kbps44.1 kHz4.37 Mb
 Download   
2die 4 - Ti smund te jesh si une
5:0096 kbps44.1 kHz3.61 Mb

________________________
 

 

 

 


_________________________________________________________
 
 


Share | 
 

 Qosja:Bashkim me Shqiperine.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BunkerForum
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 24
Age : 29
Localisation : Tirana
Emploi : Student
Loisirs : asdf jkl
Registration date : 12/07/2007

Character sheet
Lojra Lojra:
0/0  (0/0)
Ruso:

MesazhTitulli: Qosja:Bashkim me Shqiperine.   Mon Oct 01, 2007 5:30 pm

Gazeta SHQIP/ Akademiku i njohur flet pėr tė ardhmen e Kosovės, ndryshimin e kufijve, planin "Ahtisari" dhe arsyet e vetos ruse
Urim Bajrami




Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, mendon se "bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė do tė ndodhė njė ditė, sado po shtohet numri i feudalėve dhe bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė". Gjatė njė interviste ekskluzive pėr "Shqip", Qosja mendon se as faktori shqiptar nė Kosovė dhe as ai nė Shqipėri nuk po bėjnė sa dhe si duhet pėr tė ardhmen e Kosovės, dhe se "vazhdon tė harrojė se si i thonė njė fjale, ta shpallėsh qėllimin tė sendėrtuar para se tė jetė bėrė ai, do tė thotė t‘i bėsh shėrbim tė keq qėllimit". Sipas tij, faktori shqiptar nė Kosovė e konsideron ēėshtjen e statusit tė Kosovės si partiake dhe jokombėtare e shtetėrore. Gjatė intervistės, akademiku i njohur flet edhe pėr ndryshimin e kufijve, negociatat mes Prishtinės dhe Beogradit, marrėdhėniet e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės me fqinjėt, arsyet e vetos ruse nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė pėr Planin e Ahtisarit dhe vlerėsimin pėr kėtė tė fundit.


FJALET E FORTA DHE PUNET E BUTA

Profesor, definimi i pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e saj nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, rezulton se nuk ėshtė kaq i thjeshtė. Sipas jush, ēfarė ka gabuar faktori shqiptar nė Kosovė, por edhe ai nė Shqipėri, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė mos lėshonin kaq shumė...?

Krijimi i shteteve tė reja kurrė nuk ka qenė njė punė e thjeshtė. Pavarėsisht pėr ēfarė qėllimi bėhet, lufta ėshtė fatkeqėsi, sjell vdekje, shkatėrrime, dhembje, por lufta ka krijuar shtetet. Numri i shteteve tė krijuara nė mėnyrė paqėsore ėshtė tepėr i vogėl. Kosova e ka bėrė luftėn pėr tė qenė shtet. Dhe, e ka fituar kėtė luftė bashkė mė forcat e NATO-s. Meqenėse KFOR-i dhe administrata e OKB-sė nė Kosovė janė vendosur me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pėr statusin e Kosovės tani vendoset nė kėtė Kėshill, qė pėrbėhet prej anėtarėsh me interesa, ideologji dhe politika tė ndryshme. Dhe, kjo lejon mundėsi pėr ndėrlikime gjatė vendosjes pėr ēėshtje tė ndryshme.

Punėt rreth statusit tė Kosovės janė ndėrlikuar, mbas refuzimit tė Rusisė qė tė pajtohet me Planin e Ahtisarit.

Faktori shqiptar nė Kosovė ka gabuar kur caktimin e statusit tė Kosovės e ka parė dhe e ka paraqitur si njė punė tė lehtė e tė thjeshtė.

Faktori shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri vazhdon tė harrojė se, si i thonė njė fjale, ta shpallėsh qėllimin tė sendėrtuar para se tė jetė bėrė ai, do tė thotė t‘i bėsh shėrbim tė keq qėllimit.

Faktori shqiptar, si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, vazhdon t‘i ketė fjalėt e forta e punėt e buta, nė vend se tė ngjante e kundėrta: nė vend qė t‘i kishte fjalėt e buta e punėt e forta.

Faktori shqiptar nė Kosovė ka gabuar pse grupin pėr bisedime e ka pėrbėrė si grup partiak e jo si grup kombėtar dhe shtetėror. Ēėshtja e statusit tė Kosovės s‘ėshtė ēėshtje partiake po kombėtare dhe shtetėrore. Ky faktor ka harruar se nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm ēka thuhet, por edhe kush i thotė ato qė thuhen.


MBI LEVIZJEN E KUFIRIT

Ndarja e Kosovės po shikohet gjithnjė e mė shumė si njė variant i mundshėm, edhe pse shumė nga qarqet e Kosovės, po edhe ndėrkombėtarėt e mohojnė herė pas here. Sa e rėndė ėshtė shkėputja e njė pjese tė rėndėsishme pėr Kosovėn, siē ėshtė Veriu i saj?

Edhe para viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, kur ēėshtja e Kosovės ishte bėrė ēėshtje ndėrkombėtare, nga intelektualė dhe analistė tė ndryshėm nė ish-Jugosllavi dhe nė botė flitej pėr ndarjen e Kosovės. Ndarja shihej si zgjidhje e pėrhershme, historike e ēėshtjes sė Kosovės, domethėnė e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan nė Beograd, Cimerman, do tė shohė se ndarja e Kosovės atėherė pėrcaktohej nė pėrpjesėtime tė papranueshme pėr ne. Unė, personalisht, e shihja "ndarjen" nė pėrpjesėtim me numrin e banorėve nė Kosovė: shqiptarėve do t‘u takonte aq sa janė nė Kosovė, domethėnė rreth 90 pėr qind, kurse serbėve rreth 10 pėr qind - aq sa ishin nė Kosovė.

Sot, sa mund tė gjykohet nga shkrime tė ndryshme nė shtypin nė botė dhe nė Serbi, askush nuk flet pėr ndarje tė tillė si para luftės. Tani folja ndarje futet nė thonjėza. Tani flitet pėr lėvizje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Analistėt amerikanė "ndarjen", nė tė vėrtetė "lėvizjen" e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė e quajnė modifikim i kufirit. Serbėve, nė njėrėn dhe shqiptarėve, nė anėn tjetėr, do t‘u takonte aq sa ishte pėrqindja e tyre nė Kosovė nė prag tė luftės.

Sipas deklaratės sė anėtarit, duket mė pėrfaqėsues tė Treshes nė bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do tė pranonte ēdo zgjidhje me tė cilėn do tė pajtoheshin tė dy palėt e kjo domethėnė edhe me "ndarjen", lėvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Zyrtarėt tanė nė Prishtinė dhe nė Tiranė u ngritėn shumė zemrueshėm kundėr idesė sė "ndarjes", lėvizjes, modifikimit tė kufirit. Ē‘ėshtė e vėrteta, zyrtarėt nė Tiranė u ngritėn kėshtu vrullshėm, mbasi pritėn disa ditė, dhjetė - pesėmbėdhjetė ditė, se ēka do tė thonė vendet e Grupit tė Kontaktit. Nuk mė duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillė e pezmatuar ndaj njė ideje reale a utopike, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Ideja e lėvizjes sė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė ėshtė ide qė shumė mė tepėr pėrfaqėson interesat e shqiptarėve, sesa tė serbėve. Do tė mendojmė, kėshtu, realisht, nė qoftė se nuk harrojmė se faktorėt ndėrkombėtarė nuk do tė lejojnė qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet nė mėnyrėn: tė gjitha pėr njėrėn palė e asgjė pėr palėn tjetėr.

Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse zyrtarėt serbė edhe mė vendosmėrisht se zyrtarėt tanė u ngritėn kundėr idesė sė "ndarjes" sė Kosovės dhe ata ngrihen kundėr kėsaj ideje, sepse e dinė qė nuk mund tė flitet mė pėr ndarje, por pėr lėkundje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. E dini si e tha peshkopi i Kosovės, Artemije: "Mė e mirė ėshtė pėr serbėt pavarėsia e Kosovės, qė nuk do ta pranojmė kurrė, sesa ndarja me tė cilėn do tė pajtoheshim. Atė qė nuk e pranon mund ta kthesh njė ditė, kurse atė qė e pranon nuk mund ta kthesh kurrė"!

Lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė, qė do tė bazohej nė pėrqindjen e popullsisė shqiptare, nė njėrėn anė dhe serbe, nė anėn tjetėr,nė prag tė luftės dhe qė do tė sillte edhe lėkundje vullnetare tė kėsaj popullsie, do tė ishte zgjidhja pėrfundimtare, historike e ēėshtjes sė Kosovės. Dhe, kjo zgjidhje do tė varroste pėrgjithmonė iluzionet e peshkopit Artemije dhe tė tjerėve, shumė tė tjerėve, qė mendojnė si ai nė Serbi, kurse do ta bėnte tė mundshme vetėvendosjen, domethėnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė pa pengesa nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė. Pėr kėtė arsye kundėrshtimet e pezmatueshme qė iu bėnė idesė sė "ndarjes", domethėnė tė lėvizjes sė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė nga ana e disa ministrave dhe intelektualėve tanė, mė duken tė pamenduara mirė. Njėri nga shkrimtarėt tanė deklaroi, mbasi dėgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes sė Kosovės ėshtė ide e rrezikshme sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropėn! Pse? Pse lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė do tė rrezikonte rajonin dhe Evropėn? Sepse, na pėrgjigjet ky shkrimtar, duke pėrsėritur klishenė zyrtare, shembullin e ndarjes sė Kosovės do ta ndiqnin edhe tė tjerė nė rajon dhe nė Evropė. Dhe, ashtu Evropės do t‘i hynte flaka!

E po si mund tė flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak mė qetė, mė racionalisht? Nė qoftė se Prishtina dhe Beogradi do tė pajtoheshin pėr lėvizje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė pse tė ngrihet kush kundėr pajtimit tė tyre. Po tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė thonė se do tė ishte mė sė miri qė tė gjendet zgjidhje rreth sė cilės do tė pajtoheshin tė dy palėt. Pse do tė rrezikonte rajonin dhe Evropėn pajtimi i shqiptarėve dhe serbėve pėr lėvizjen e kufirit midis Kosovės dhe Serbinė? Nė qoftė se hungarezėt e Rumanisė, turqit e Bullgarisė, baskėt e Spanjės kanė kushte gjeografike dhe arsye etnike pėr tė kėrkuar lėvizje kufiri, por kėtė nuk e pranojnė rumunėt, bullgarėt e spanjollėt gjendja e tyre mbetet siē ėshtė sot dhe marrėveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fusė zjarrin Rumanisė, Bullgarisė e Spanjės. Faktorėt ndėrkombėtarė e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovės ėshtė rast i veēantė, i pangjashėm me raste tė tjera. Dhe, vėrtet ėshtė rast i veēantė. Pse atėherė tė mos i lejohet ta tregojė kėtė veēanėsi edhe me tė drejtėn e lėvizjes sė kufirit me Serbinė nėse pajtohet edhe Serbia. Domethėnė, lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė, pėr tė cilėn do tė pajtoheshin shqiptarėt dhe serbėt, nuk ka se si tė rrezikojė rajonin dhe Evropėn, nuk ka sesi tė ndezė zjarr askund pėrpos nė kokat letrare! Apo jo?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bunker.4rumer.com
BunkerForum
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 24
Age : 29
Localisation : Tirana
Emploi : Student
Loisirs : asdf jkl
Registration date : 12/07/2007

Character sheet
Lojra Lojra:
0/0  (0/0)
Ruso:

MesazhTitulli: Re: Qosja:Bashkim me Shqiperine.   Mon Oct 01, 2007 5:32 pm

VAZHDIM

PER ĒKA S‘DO TE BISEDOHET

Ekipi i Unitetit ka paraqitur platformėn e tij, ku ka vendosur tri pika tė panegociueshme: a) asnjė diskutim pėr pavarėsinė; b) asnjė diskutim pėr integritetin territorial tė Kosovės dhe c) asnjė diskutim pėr shtyrjen e afatit. A ėshtė e mjaftueshme kjo platformė dhe si e gjykoni ju atė?

Fjalė tė forta. Prej fillimit tė bisedimeve pėr statusin, Ekipi i Unitetit i ushqen qytetarėt e Kosovės me deklarata pėr ato qė nuk do tė bėjė dhe pėr ato qė nuk do tė ngjasin e, pastaj, i bėn ato qė i ka mohuar dhe ndodhin ato qė kanė thėnė se nuk do tė ndodhin! Ekipi i Unitetit e di, besoj, se nė Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit 1244 shkruan se pas njė kohe do tė bėhen bisedime (apo do tė mbahet konferencė ndėrkombėtare - nuk mė kujtohet sigurt si thuhet) pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ata qė shkojnė nė bisedime e dinė se nė bisedime mund tė shfaqen mendime, ide, propozime, tė hapen ēėshtje jo vetėm nga Ti, por edhe nga Ai dhe jo vetėm nga Ti dhe Ai, por edhe nga organizuesit, mbikėqyrėsit, monitorizuesit e bisedimeve. Tri ēėshtjet pėr tė cilat Ekipi i ynė i Unitetit thotė se nuk do tė bisedojė tingėllojnė mirė, premtueshėm pėr ne, por ē‘tė bėjmė kur pėrfaqėsuesit tanė do tė pranojnė qė tė bisedojnė pėr tė tria sidomos nė qoftė se ashtu kėrkon Treshja e Grupit tė Kontaktit. E ajo mund tė kėrkojė. Po pėr ēka do tė bisedojnė ata nėse jo pėr statusin?

Nė njė deklaratė tė paradokohshme, ish-kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, propozoi shkėmbimin e pjesės veriore tė Mitrovicės me Luginėn e Preshevės. A ju duket ky njė "pazar" i arsyeshėm?

Propozimi ėshtė interesant, gjithsesi i arsyeshėm, por, si duken punėt, i pasendėrtueshėm. Kush i njeh programet kombėtare serbe, veēanėrisht ato tė Vasa Ēubrilloviqit, e di se Lugina e Preshevės konsiderohet luginė me rėndėsi tė madhe strategjike, qė lidh Serbinė me Luginėn e Vardarit. Vėshtirė se Serbia do ta pranonte shkėmbimin qė propozon ish-kryeministri ynė i ēmuar, Bajram Rexhepi. Dhe, pse mė nė fund, ta pranojė? Serbia mendon tė mbajė edhe Luginėn e Preshevės, edhe Mitrovicėn Veriore, me Kolashinin dhe Zubin Potokun. Mė nė fund, ajo ato ėshtė duke i mbajtur! Pėr ta bėrė Serbinė qė t‘i lėshojė ato duhet njė luftė e re! Por, koha e luftėrave njėherė pėr njėherė ka kaluar...


ARSYET E VETOS RUSE

Profesor, sipas tė gjitha gjasave, Rusia nuk do tė japė votėn e saj nė Kėshillin e Sigurimit dhe gjėrat do tė mbeten sėrish ashtu siē kanė qenė. Si mund tė lėvizet, sipas mendimit tuaj, nė shpalljen dhe njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si dhe njohjen e kėtij realiteti tė ri nė aspektin e ligjit ndėrkombėtar, pra nė organizatat pėrkatėse ndėrkombėtare?

Ėshtė ditur prej ditės sė parė, kur ka shfaqur mospajtim me Planin e Ahtisarit se, Rusia nuk do tė japė votėn e saj pėr pavarėsinė e Kosovės, qoftė edhe ashtu tė mbikėqyrur dhe tė ndarė pėrbrenda siē parashihet nė atė Plan. Kush i ka pėrcjellė deklaratat e zyrtarėve, tė numrit mė tė madh tė zyrtarėve serbė dhe tė anketave tė opinionit serb pėr qėndrimin ndaj ardhmėrisė sė Kosovės, ka mundur tė konstatojė se Serbia ishte nė prag tė pajtimit me, si thonė serbėt, humbjen e Kosovės. Rusia ishte ajo qė e nxiti politikėn e tanishme vendosmėrisht mospajtuese tė Serbisė me pavarėsinė e Kosovės! Rusia e nxiti rikthimin e ashpėrsuar tė politikės tradicionale serbomadhe ndaj Kosovės! Nuk do tė duhej tė harrojmė se Rusia ka nxitur kryengritjen e parė serbe mė 1805 dhe tė dytė mė 1812, luftėn kundėr Turqisė nė vitet 1876-1878 dhe dėbimin e shqiptarėve prej Nahijes sė Nishit dhe, mė nė fund, luftėrat ballkanike. Nė ato kryengritje dhe luftėra serbe nė shekullin 19 oficerėt rusė ishin oficerė vullnetarė. Dhe, tė gjitha kėto Rusia i bėnte atėherė pėr nevojat e veta politike dhe strategjike. Edhe tani, pėrkrahja qė Rusia i jep Serbisė duke mos e pranuar pavarėsinė e Kosovės nė tė vėrtetė ėshtė politikė mbi tė gjitha pėr nevojat politike dhe strategjike tė vetė Rusisė. Ariu polar do tė tregojė se ėshtė zgjuar.

Mė pyesni si tė ecet pėrpara? Kėshilli i Sigurimit nuk krijon shtete - kjo duhet tė dihet. Ne duhet ta shpallim vetė pavarėsinė. Dhe, kėtė duhet ta bėjė Kuvendi i ri, pra i riu, menjėherė teksa tė kryhen bisedimet me Beogradin. Sa mė shumė tė shtyhet dita e shpalljes sė pavarėsisė aq mė shumė mund tė ndėrlikohen punėt.

Gjithashtu profesor, ka zėra, tė pakėt pėr momentin, por siē duket po shtohen, qė flasin pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Si i komentoni kėta zėra?

Janė zėra qė flasin pėr diēka qė do tė ndodhė njė ditė, sado po shtohet numri i feudalėve dhe bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė. Leverditė politike, partiake, lokale e tė tjera i bėjnė kėta tė ēohen kundėr njė ideje qė qe gati njė shekull e gjysmė e ka lėvizur pėrpara historinė shqiptare.


INTEGRIMET DHE ĒINTEGRUESIT

Ndėrkaq, si e shikoni ju nė tė ardhmen shtetin e Kosovės nė marrėdhėniet me Shqipėrinė, Maqedoninė (ku gati 30% ėshtė e banuar me shqiptarė), Serbinė (ku ndodhet Lugina e Preshevės e banuar me shqiptarė) dhe Malin e Zi, ku gjithashtu jeton njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh? Cila, sipas jush, duhet tė jetė platforma e veprimit ndėrshqiptar nė tė ardhmen pėr integrimin e faktorit shqiptar nė rajon?

Edhe sot po shohim se sjelljet e Shqipėrisė zyrtare ndaj Kosovės dhe ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe sjelljet e Kosovės ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė tjerė nė Ballkan i pėrcakton politika e faktorėve ndėrkombėtarė, nė radhė tė parė e SHBA-ve dhe e Bashkimit Evropian ndaj tyre. Po mirė. Tani, pėr fat, nuk po mendojmė si dikur, as me kokėn e Italisė, as me kokėn e Jugosllavisė, as me kokėn e Bashkimit Sovjetik, as me kokėn e Kinės pėr veten, pėr identitetin tonė politik nė Ballkan. Tani po mendojmė me kokėn e vendeve mė tė zhvilluara dhe demokratike: tė Amerikės dhe tė Evropės, sado nuk do tė ishte keq qė, bile, pėr identitetin tonė kulturor dhe politik tė mendojmė pak mė shumė edhe me kokat tona.

Ajo qė Ju quani platformė e veprimit ndėrshqiptar, sipas mendimit tim, do tė duhej tė pėrbėhej prej pėrpjekjesh tė programuara, tė organizuara mirė, racionalisht, tė ligjėsuara, pėr integrimin shqiptar, pėr krijimin e lidhjeve sa mė tė zhvilluara, sa mė tė gjithanshme, sa mė tė forta kulturore, ekonomike, tregtare, turistike, politike e tė tjera e kjo domethėnė tė krijimit tė hapėsirės kulturore, ekonomike dhe, pse jo, politike gjithėkombėtare. Kusht pėr sendėrtimin e kėtyre lidhjeve, tė kėsaj hapėsire, ėshtė ndėrtimi i rrugėve, nė radhė tė parė i rrugės Durrės - Kukės - Prizren; Prizren - Pukė - Shkodėr - Ulqin; Deēan - Plavė e Guci; Guci - Vermosh - Shkodėr e i rrugėve tė tjera qė lidhin krahinat dhe qytetet shqiptare. Me rėndėsi jetike pėr integrimin dhe zhvillimin e gjithanshėm tė shqiptarėve do tė ishte ndėrtimi i hekurudhės Prizren-Kukės-Tiranė-Durrės.

Ne sot, mjerisht, dėgjojmė vetje qė flasin pėr rolin, thonė ata, kolonial tė kulturės qė krijohet nė Tiranė ndaj kulturės sė Kosovės!

Dėgjojmė vetje qė do tė donin tė kėputen lidhjet shpirtėrore midis shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės: tė kėputen lidhjet qė krijon gjuha e pėrbashkėt letrare, gjuha standard! Ne sot dėgjojmė vetje qė do tė donin tė krijohej njė komb tjetėr nė Kosovė, i ashtuquajturi komb kosovar dhe, ashtu, shqiptarėt nė Ballkan tė ndaheshin nė dy kombe! Dėgjojmė dhe ēka nuk dėgjojmė. Nuk mund tė thuhet se vetjet e kėtilla nuk kanė edhe ndonjė institucion pas shpinės dhe nuk mund tė thuhet se vetjet e tilla nuk kanė edhe grupe politike partiake pas shpinės. Dhe, pėr kėtė arsye nuk mund tė thuhet se zėrat e tillė nuk mund tė ndikojnė aspak nė ngadalėsimin e procesit tė integrimeve shqiptare. Dėshtimi i tyre, ndėrkaq, ėshtė i pashmangshėm. Nė historinė e popullit gjithmonė nė fund dėshtojnė shprehėsit e interesave tė ngushta, lokale, qofshin ato politike, ideologjike, ekonomike, fetare e tė tjera, me tė cilat cenohen interesat e pėrgjithshme.

Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Planin e propozuar nga Presidenti Ahtisari dhe a mendoni se viti 1998 do ta gjejė Kosovėn tė pavarur?

Ėshtė shkruar shumė nė gazeta dhe ėshtė folur mė shumė nė mediat elektronike pėr kėtė Plan. Kam shkruar edhe unė. Nė situatėn e pėrbėrė rreth statusit tė Kosovės, Plani i Ahtisarit paraqitet si njė dhuratė pėr ne nga ata faktorė ndėrkombėtarė qė, megjithatė, synojnė zgjidhje tė drejtė pėr Kosovėn - e zgjidhje e drejtė, sado jo edhe historike, e ēėshtjes sė Kosovės konsiderohet pavarėsia e Kosovės. Nuk do tė duhej tė mos shihnim dhe tė mos thoshim se Plani i Ahtisarit e ndan Kosovėn pėrbrenda, e bėn Kosovėn politikisht dhe kushtetutare - juridikisht Kosovė tė dy entiteteve. Sipas Planit tė Ahtisarit, Kosova do tė jetė protektorat i Bashkimit Evropian dhe, vetėm mbasi tė hiqet ky protektorat - kush e di kur - Kosova do tė mund tė quhet realisht e pavarur. Pra, Kosova realisht e pavarur, Kosova pa status protektorati, domethėnė sovrane, do tė bėhet mė vonė se mė 2008.

(vijon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bunker.4rumer.com
 
Qosja:Bashkim me Shqiperine.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bunker Forum :: CESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE :: Kosova-
Kėrce tek: